Në pikat e karburantit në Durrës, sot nafta shitet 20 lekë më lirë

0
Në pikat e karburantit në Durrës, sot nafta shitet 20 lekë më lirë
Gjigandi

Çmimi i karburantit në Durrës ka pësuar një tjetër rënie.

Protestat masive kundër rritjes së çmimeve kanë nisur të japin efektet e tyre gjatë 14 orëve të fundit. Mëngjesin e sotëm çmimi për litër ka rënë me 20 lekë në disa pika karburanti. Ndërsa rënia e parë u vu re mbrëmjen e kaluar teksa zhvillohej protesta kur tabelat informuese shënonin 243 lekë për litër.

Mëngjesin e sotëm çmimi ka shkuar në 223 lekë/litër në disa nga pikat e tregtimit të karburantit brenda qytetit bregdetar.

Rritja e pajustifikuar e çmimit nga tregtarët e karburanteve dhe rritja e çmimeve të tjera të produkteve të shportës nxitën protesta në rrugët e qytetit të Durrësit, protesta që nisën nga të rinjtë durrsakë dhe menjëherë u mbështetën nga shumë qytetarë. Edhe pasditen e sotme është njoftuar se protestat do të vijojnë në rrugën pranë stacionit të trenit dhe para bashkisë së Durrësit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu