Tensionet midis Izraelit dhe palestinezëve kanë ekzistuar që para themelimit të shtetit izraelit në vitin 1948. Mijëra njerëz nga të dyja palët janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur në konfliktin e gjatë që zien midis dy palëve gjatë dekadave të fundit.
Dhuna është rritur veçanërisht këtë vit. Numri i palestinezëve, militantë dhe civilë, të vrarë në Bregun Perëndimor të pushtuar nga forcat izraelite është në nivelin më të lartë në gati dy dekada. E njëjta gjë qëndron edhe për izraelitët e të huajt, shumica prej tyre civilë të vrarë në sulmet palestineze.
Pasi Hamasi mori kontrollin e Gazës, Izraeli dhe Egjipti vendosën një rrethim të rreptë në territor, i cili është në vazhdim. Izraeli gjithashtu mban një bllokadë ajrore dhe detare në Gaza.
Sulmi i së shtunës ndodhi në 50 vjetorin e luftës së vitit 1973, kur fqinjët arabë të Izraelit filluan një sulm të befasishëm ndaj Izraelit gjatë “Yom Kippur”, ditën më të shenjtë në kalendarin hebre, më 6 tetor 1973.
p.c. / ABC24.AL