Japonia ndërton qytetin lundrues së të ardhmes, mund të strehojë 40 mijë banorë në rast fatkeqësie natyrore

0
Gjigandi

“Dogen City’, një qytet lundrues japonez, është një projekt i konceptuar nga kompania N-Arc që shërben si një shembull i qyteteve plotësisht të vetë-qëndrueshme, inteligjente të së ardhmes, që mund të ndihmojnë njerëzit në rast të fatkeqësive natyrore.

10 mijë njerëz do të jetonin në një qytet me diametër prej katër kilometrash i cili mund të presë deri në 30 mijë vizitorë. Forma rrethore e qytetit nuk është e rastësishme – ai është projektuar për t’i bërë ballë kushteve të këqija të motit, përfshirë cunamin.

Qyteti është krijuar për t’u ofruar banorëve të tij kujdes të avancuar shëndetësor, i cili përfshin telemjekësinë, si dhe analiza të avancuara të gjenomit dhe gjakut të qytetarëve. Panelet diellore, turbinat e erës, tubat e ujit që pastrojnë dhe riciklojnë ujërat e zeza janë disa nga risitë që do të sigurojnë që qyteti të jetë plotësisht i vetëqëndrueshëm.

Në unazën e banimit të Dogenit do të kishte shtëpi, parqe, zona të gjelbra, fabrika të prodhimit të ushqimit, shkolla, fusha sportive, spitale, stadiume, hotele dhe zyra. Një rrjet automjetesh elektrike autonome do të reduktojë bllokimin e rrugëve si dhe ndotjen e mjedisit. Falë modelit të tij modular, ‘Dogen’ mund të rritet, së bashku me popullsinë e tij. Ende nuk dihet se ku do të vendoset Dogen, por në rast se koncepti fillon të bëhet realitet, do ta zbulohet së shpejti.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu