Në arrest shtëpie, por qarkullonte me armë, arrestohet 41-vjeçari

0
Gjigandi

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia në Fushë-Krujë, pasi ka thyer masën e sigurisë të arrestit në shtëpi. 41-vjeçari R.H, është banues në Fushë-Krujë.

Arrestimi i tij ka ardhur në kuadër të kontrolleve të shtuara për shkak të finales së Conference League që zhvillohet në Tiranë.

“Uniformat blu” bëjnë  me dije se me Forcat Operacionale, falë informacioneve të marra në rrugë operative, se një shtetas kishte thyer masën e sigurisë dhe  qarkullonte i armatosur, në afërsi të Urës së Gjolës, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Alert”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Alert”.

RonaTyra

Operacioni, nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë.

Theu masën e sigurisë, “Arrest në shtëpi”, dhe qarkullonte i armatosur me armë zjarri,  kapet në Fushë Krujë, 41-vjeçari.

Strukturat e Policisë së Shtetit, krahas angazhimit maksimal për zbatimin e masave të marra për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes, krijimin e lehtësirave në pikat e kalimit dhe eskortimin drejt Tiranës të tifozëve, përfaqësuesve të UEFA-s dhe të të gjithë shtetasve të huaj që vijnë në Tiranë për të mbështetur ekipet e tyre, në Finalen e UEFA Conference League, midis ekipeve të Romës dhe Feyenoordit, strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri  dhe që tentojnë të kultivojnë apo trafikojnë lëndë narkotike.

Në këtë kuadër, mesditën e sotme, nga Sektori i Policisë Rrugore dhe  Forca e Posaçme Operacionale në DVP Durrës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, falë informacioneve të marra në rrugë operative, se një shtetas kishte thyer masën e sigurisë dhe  qarkullonte i armatosur, në afërsi të Urës së Gjolës, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Alert”, në kuadër të të cilit shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin:

-R. H., 41 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Gjatë kontrollit fizik të tij, punonjësit e Policisë i gjetën, në çantë, një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Durrës kishte caktuar masën e sigurimit “Arrest në shtëpi ”, për veprën penale të “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, dhe “Dhënia ndihmë për ndërtim të paligjshëm”

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë bënë arrestimin e shtetasit R. H., për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe municionit”.

Gjatë ditës së sotme ka vijuar puna intensive nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit dhe si rezultat janë kapur 3 shtetas në kërkim, si dhe është goditur 1 rast i kultivimit të bimëve narkotike dhe i mbajtjes pa leje të lëndëve eksplozive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu