Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të heqë masën policore, e cila ndalonte qarkullimin e qytetarëve nga ora 23:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit me përjashtim të rasteve emergjente.
Mbetet ende në fuqi mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura dhe vende ku nuk mund të mbahet distanca.
“Ka një përmirësim të qëndrueshëm në vend, niveli i masave vijon të mbetet i tillë, ata që janë të infektuar do të qëndrojnë të izoluar për 5 ditë. Ngelet në fuqi mbajtja e maskës në ambientet e mbyllura dhe aty ku nuk mund të mbahet distanca. Përmirësimi i kësaj situate vjen nga procesi i vaksinimit.
Duhet të vijojmë me intensitet procesin e vaksinimit dhe që në moshën 12 vjeç të fillojmë të bëjmë vaksinën”
, tha Rakacolli.