Presidenti Meta i bashkohet thirrjes së Papa Françeskut për paqe në Ukrainë

0
Presidenti Meta i bashkohet thirrjes së Papa Françeskut për paqe në Ukrainë
Gjigandi

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta fton të gjithë qytetarët t’i bashkohen thirrjes së Papa Françeskut për t’u lutur për paqe në Ukrainë.

Në një njoftim në rrjetet sociale, Meta është shprehur se lutjet shkojnë për popullin heroik të Ukrainës që më shumë se kurrë, përmes sakrificave të jashtëzakonshme në mbrojtje të lirisë, sovranitetit, dinjitetit kombëtar dhe vlerave evropiane ka nevojë për mbështetje dhe solidaritet mbarëbotëror.

“Le të lutemi për paqe por të angazhuar fuqimisht për të forcuar demokracinë, respektimin e të drejtave të njeriut, në mbrojtje të sovranitetit, të përkushtuar në zhvillimin e vendit, e duke shërbyer si promotorë të harmonisë dhe paqes kombëtare, rajonale e më gjerë, të palëkundur në krah të NATO-s dhe të vendosur në rrugën e integrimit evropian”

, ka shtuar Meta.

Ndërkohë, situata vazhdon të jetë e vështirë në Ukrainë. Ukrainasit po përballen me ditën e shtatë të një agresioni rus.

RonaTyra

Dhe që nga dita e parë atje ka pasur zhvillime të shumta, që nga dëmet e mëdha materiale, po ashtu edhe humbje të jetëve të njerëzve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu