NDI diskuton për sfidat dhe ruajtjen e integritetit të informacionit

0
NDI diskuton për sfidat dhe ruajtjen e integritetit të informacionit
Gjigandi

Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) në Kosovë do të bëjë bashkë ekspertë nga fusha e mediave, teknologjisë së informacionit, gazetarë, përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile nga Ballkani, Evropa dhe SHBA-të për të diskutuar për sfidat dhe ruajtjen e integritetit të informacionit.

Nën temën e përgjithshme “Roli i integritetit të informacionit në mbrojtjen e demokracisë”, edicioni i tretë i DISICON do të ofrojë njohuri se si dezinformatat po kërcënojnë proceset demokratike dhe cenueshmërinë e të rinjëve ndaj këtij fenomeni.

Gjithashtu do të përfshijë edhe rolin e ndërhyrjeve nga jashtë në cenimin e integritetit zgjedhor dhe të informacionit.

Qëllimi i konferencës është të ofrojë një platformë diskutimi lidhur me cenimin e demokracisë si pasojë e dezinformimit dhe ndikimi nga jashtë si dhe zgjidhjet teknologjike që mund të ndihmojnë në luftimin kësaj dukurie.

Në konferencë do të shqyrtohen konsumi i informacionit dhe sjellja e të rinjve në internet dhe mënyrat se si t’i fuqizojmë ata në luftën kundër dezinformimit.

RonaTyra

Në këtë diskutim do të trajtohen dezinformatat dhe propaganda lidhur me zhvillimet e fundit në Ukrainë, ndërhyrjet nga jashtë si fenomen që po e kërcënon demokracinë si dhe ndikimin e tyre në shoqëri. Ky diskutim do të përqendrohet në zhvillimet e fundit në Ukrainë, konkretisht se si fushatat propaganduese dhe dezinformuese po ndikojnë në këtë luftë dhe në perceptimet e qytetarëve.

Po ashtu prezantohet edhe “Hulumtimi i Opinionit Publik nga NDI: Të rinjtë dhe integriteti i informacionit” i cili do të shfaqë gjetjet kryesore nga Hulumtimi i Opinionit Publik me të rinjtë, i realizuar nga NDI në dhjetor 2021, monitorimi i mediave dhe vlerësimi i ekonomisë politike të dezinformimit.

NDI ka analizuar perspektivën dhe perceptimet e të rinjve kosovarë nga të gjitha komunitetet, si dhe ka vlerësuar përhapjen e dezinformatave dhe ndikimin e tyre në shoqërinë e Kosovës.

Përmes këtij prezantimi, NDI do të shpërfaqë qëndrimet e të rinjve ndaj integritetit të informacionit, besueshmërisë në media dhe sjelljet e tyre në mediat sociale.

Ngjarja dyditore do të përfshijë prezantime, panele tematike dhe punëtori me partnerë të NDI-së në Kosovë, të rinj dhe gazetarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu