Pasi djali u rrit, ai shkoi në qytet për të punuar. Nëna hera herës e pyeste nëse kishte gjetur ndonjë nuse por ai e mohonte një gjë të tillë duke i thënë…
Pasi djali u rrit, ai shkoi në qytet për të punuar. Nëna hera herës e pyeste nëse kishte gjetur ndonjë nuse por ai e mohonte një gjë të tillë duke i thënë: Jetoj në shtëpi me një vajzë por jemi vetëm shok e shoqe dhe ndajmë qeranë bashkë. Një ditë prej ditësh, nëna vendosi ta vizitojë djalin e saj në shtëpinë e tij. Gjatë darkës, ajo nuk mundej të ia hiqte sytë vajzës, e cila ishte shumë e bukur.
Nëna kishte kohë që e dyshonte për një lidhje midis tyre, dhe pamja e saj e bukur ia përforcoi akoma më shumë këtë dyshim. I biri e kuptoi se çfarë po mendonte e ëma dhe e siguroi se ata ishin vetëm shokë dhe thjesht ndanin qeranë përgjysmë. Këtë gjë e pohoi edhe vajza. Gjithsesi nëna nuk kundërshtoi, kaloi një darkë të bukur me ta dhe të nesërmen u largua për tu kthyer në shtëpinë e saj. Pasi kaluan disa ditë, vajza i thotë djalit:
Nuk dua të mendoj asgjë të keqe, por që nga dita që nëna jote ishte për darkë tek ne, unë nuk po e gjej dot pjatën e argjendit. A mendon se mund ti ketë pëlqyer shumë dhe ta ketë marë me vete?
Djali u përgjigj i bindur: Të siguroj se nuk e ka bërë një gjë të tillë, gjithsesi për të të qetësuar ty, do ta mar në telefon dhe do ta pyes. Dhe kështu bëri, i telefonoi nënës dhe disi i sikletosur i tha:
E dashur nëna ime, nuk po gjej dot mënyrën e duhur se si të ta them, por që nga dita që ti ishe tek shtëpia jonë, nuk po arrijmë dot të gjejmë një pjatë prej argjendi. Shoqja ime e ka shumë për zemër atë pasi e ka dhuratë nga nëna e saj. Po të mar vetëm për të siguruar shoqen time që pjatën nuk e ke marë ti, pasi unë jam i bindur që ti nuk e ke bërë një gjë të tillë.
Nëna qeshi dhe iu përgjigj: Biri im i shtrenjtë, unë nuk dyshoj që ti fle me shoqen tënde, por edhe që nuk flini bashkë nuk e besoj kollaj. Gjithësesi, nëse që prej ditës që unë isha tek shtëpia juaj vajza do të kishte fjetur në shtratin e saj, ajo do ta kishte gjetur deri më sot pjatën e argjendit sepse e kam futur unë nën jastëkun e saj. Kërkojeni se aty e keni. Të puth fort bir dhe mi bëj të fala nuses.
Mësimi: Ky tregim ishte më shumë për të ju bërë të buzëqeshni pak dhe po ashtu le të mos harrojmë se prindërit tanë janë shumë të zgjuar.