Është ndarë parakohe nga jeta kancelari i Gjykatës së Beratit, Sokol Myftari.
Lajmin e trishtë e bën me dije Gjykata Berat, në një postim në rrjetet sociale. “Sokoli punoi pranë kësaj gjykate që prej vitit 2015 dhe deri ditën e hënë ku ai u largua për të mos u kthyer më pranë kolektivit tonë”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i Gjykatës:
Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen e parakohshme nga jeta të Kancelarit të Gjykatës së Beratit z. Sokol Myftari. Sokoli punoi pranë kësaj gjykate që prej vitit 2015 dhe deri ditën e hënë ku ai u largua për të mos u kthyer më pranë kolektivit tonë. Ikja e tij e parakohshme ka prekur jo vetëm kolektivin por edhe popullin e Beratit dhe qyteteve përreth, të cilëve ju ka shërbyer me përkushtim dhe devotshmëri.
I shprehim familjes së tij ngushellimet më të sinqerta.
I paharruar qoftë kujtimi jot Sokol…