Isuf Kalo, mjek, profesor, publicist dhe figurë e spikatur e historisë së vendit në kapërcimin midis dy sistemeve, është ndarë nga jeta.
Lajmi është konfirmuar edhe nga familja e të ndjerit.
Profesor Kalo ishte prej disa muajsh në gjendje jo të mirë shëndetësore jashtë Shqipërisë.
Pritet sjellja e trupit në atdhe dhe sipas një amaneti që ka lënë i ndjeri, lamtumira e fundit dhe varrimi do kryhen në vendlindjen e tij, në Luzat./ DITA