Elbasan/ Prurje të shumta në përroin e Zaranikës

0
Gjigandi

Përroi i Zaranikës është kthyer në një rrezik serioz për përmbytje në qytetin e Elbasanit, pas prurjeve të shumta për shkak të shirave të dendur në vend.

Qyteti i Elbasanit, ashtu si pjesa më e madhe e vendit është përfshirë nga rrebeshe shiu dhe breshëri. Moti i keq ka shkaktuar trafik të rënduar dhe kaos në rrugët kryesore të qytetit.

Si pasojë e shiut shoqëruar me erë të fortë, disa fshatra janë pa energji elektrike. Ndërprerje të energjisë ka në Rrajcë të Prrenjasit, në Mollas të bashkisë Cërrik dhe në njësinë Pajovë te Peqinit. Punonjësit e OSHE-së ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu