Ky është çmimi i shitjes së një litri karburant në vendin tonë këtë të të mërkurë. Një shifër rekord kjo sa i takon tregtimit të hidrokarbureve.
Nëse një ditë më parë një litër naftë në pikat e shumicës tregtohej me 230 lek, sot ai shitet me 260. Një shtrenjtim ky prej 30 lekësh vetëm brenda pak orëve.
Rritje ka pësësuar edhe benzina dhe gazi. Një kosto kjo e shtuar në xhepat e konsumatorit, i cili preket direkt nga kjo rritje.
Autoritetet e justifikojnë rritjen e çmimeve me sanksionet e vendosura ndaj rusisë dhe ndryshimet nw bursa.
Ndërsa ekspertët e ekonomisë thonë se në Shqipëri ka dhe abuzime nga ana e tregtarëve të cilët po e shfrytëzojnë luftën për të rritur çmimet.
Një fuçi e naftës bruto në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregtohet me 139 dollarë, ky është niveli më i lartë i çmimit që nga korriku i vitit 2008. Edhe çmimet e tregtimit me shumicë për gazin në Europë janë rritur me 60 përqind.
Ndërkohë shqipëria mban çmimin më të lartë në rajon sa i takon tregtimit të karburantit.