Në Mynih po mbahet Konferenca dyditore e Sigurisë, një traditë e shtetit gjerman prej 59 vitesh.
Mes 450 pjesëmarrësve, Shqipëria përfaqësohet nga delegacioni i kryesuar nga Kryeministri Edi Rama i cili shoqërohet nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
Ministrja Xhaçka gjatë punimeve të Konferencës zhvilloi edhe një takim me Ministren e Shtetit për Evropën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Bavarisë, Melanie Huml, ku vlerësoi mbështetjen që Bavaria ka treguar ndaj Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.
Në takim u konfirmua bashkëpunimi i frytshëm mes dy vendeve për zgjerimin e lidhjeve tona në të gjithë fushat në të ardhmen.