Është viti i 5 që sa herë ka shira të rrëmbyeshëm, përrenjtë fryhen jo vetëm nga uji por dhe nga mbeturinat duke ndotur një ndër perlat e rivierës shqiptare. Engjell Vangjeli ka biznesin e tij në zonën që u ndot një ditë më parë dhe thotë se pushuesit u larguan.
“Mblidhet uji që nga rruga nacionale dhe vjen poshtë në kamp se nuk është lënë asnjë lloj kanalizmi dhe poshtë në det do vijnë inerte që gjeti rrugës”
Kjo është situatë e përsëritur që kur është ndërtuar shëtitorja e Dhërmiut pasi mungojnë kanalizimet.