Moti i keq në Lezhë/ Dëmtohet ura; evakuohen tre familje

0
Gjigandi

Reshjet e shumta të shiut kanë kanë bërë që disa zona të Lezhës të përmbyten. Prurjet e shumta dhe të rrëmbyshme të përroit të Manatisë kanë dëmtuar urën që lidh banorët e lagjes “Kodra e Mullirit” me rrugën nacionale. Si pasojë është dëmtuar edhe tubacioni i ujësjellësit.

Deri më tani janë evakuuar 3 familje në Klos, ndërkohë që është ndërprerë edhe energjia elektrike në disa fshatra të këtij qyteti. Qarkullimi në urën që lidh fshatin Mërçi me superstradën Lezhë- Balldre, është bllokuar pasi uji ka dalë në sipërfaqe të urës.

Strukturat e bashkisë në bashkëpunim me patrullat e policisë rrugore janë duke drejtuar trafikun në aksin rrugor Manati -Pllanë pasi ka prezencë uji në rrugë.

Hidrovorët, të cilët kanë pasur mungesë energjie nga ora 6 deri rreth orës 9, aktualisht janë në punë me kapacitet të plotë. Lumi Mat, është në kuota jo kritike akoma, pavarësisht shkarkimeve nga HC Shkopetit dhe Fanit. Me mjetet e bashkisë po punohet për pastrimet e inerteve dhe baltrave aty ku ka prezence.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu