Moskë – Tiranë, replika për shkatërrimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv

0
Moskë – Tiranë, replika për shkatërrimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv
Gjigandi

Tirana dhe Moska shkëmbyen sot replika lidhur me bombardimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv gjatë sulmeve ruse në këtë qytet, i dyti për nga madhësia në Ukrainë.

Ngjarja u denoncua në 7 mars nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë shoqëruar dhe me foto të Konsullatës, e cila ndodhej në katin e parë të një ndërtese disakatëshe, e cila siç mësohet ishte goditur me 3 bomba.

“Shqipëria e dënon me forcë agresionin rus që solli shkatërrimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv. Autorët do të mbajnë përgjegjësi”,

shkruhej në njoftimin e Ministrisë shqiptare. Konsullata e Nderit e Shqipërisë, është e vetmja përfaqësi diplomatike në Kharkiv.

RonaTyra

Konsullata e Nderit të Shqipërisë në Kharkiv, e shkatërruar nga sulmet ruse

Reagimi i Moskës erdhi vetëm sot, 10 ditë pas denoncimit të palës shqiptare. Në një postim në Twitter-in e Ministrisë së Jashtme ruse shkruhet se Shqipëria

“dënoi sulmet e supozuara të ushtrisë ruse që rezultuan në dëmtimin e ambienteve të Konsullatës së Nderit të vendit në Kharkiv”

duke shtuar pas kësaj se

“ne i hedhim poshtë me forcë akuzat dhe kërkojmë që publiku të informohet saktë”.

Reagimi i Tiranës ishte i menjëhershëm, duke folur për “lajme të rreme” nga pala ruse, ndërsa në Twitterin e Ministrisë së Jashtme shqiptare është publikuar edhe video e ndërtesës së goditur.

“Shqipëria dënon përdorimin e lajmeve të rreme nga Rusia për të mohuar bombardimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv. Pamjet e shembjes flasin vetë. Ky shkatërrim i ambienteve si dhe i dokumenteve në arkiva është një shkelje flagrante e nenit 61, kreu III i Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore. Dezinformimi dhe lajmet e rreme për këtë sulm janë të papranueshme!”,

shkruhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme shqiptare./VOA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu