Mos e besoni po deshët! Kylian Mbappe mori vota për. president të Francës

0
Mos e besoni po deshët! Kylian Mbappe mori vota për. president të Francës
Gjigandi

Ndikimi i Mbappe shkon përtej futbollit, ngërthen edhe politikën. Pa shkuar më tej, Emmanuel Macron, i rizgjedhur së fundi president i Francës në raundin e dytë të zgjedhjeve, ka folur ditë më parë për sulmuesin francez të PSG-së.

Kreu i shtetit francez bëri fushatë që ai të vazhdojë te Paris Saint-Germain. “Ne duhet të luftojmë që Kylian të qëndrojë në Ligue 1 dhe të vazhdojë te PSG, sepse është një lojtar i madh. Është kënaqësi ta kemi këtu në Francë”, – tha Macron.

Tashmë Mbappé, pa dashur dhe për shkak të sarkazmës së disa votuesve, është bërë ‘kandidat’ për presidencën e Francës. Ndodhi në Tallenay, një qytet i vogël në rajonin Doubs. Një qytet me 400 banorë, në të cilin, sipas “L’Est Républicain”, sulmuesi i PSG-së mori. dhjetë vota!

“Ne pamë të parën, pastaj dy, tri, dhjetë. Ishin shkruar shumë mirë, dukeshin si buletinë të vërtetë. Emri nuk ishte shkarravitur shpejt e shpejt me stilolaps, por ishte shtypur në kompjuter dhe më pas ishte futur në kutinë e votimit, – thotë për “Le Pariseien” kryebashkiaku i Tallenay, Ludovic Barbarossa.

– Nëse Kylian Mbappé dëshiron të vijë dhe ta zbulojë qytetin tonë, ai është i mirëpritur”. Në shqyrtimin zyrtar të Tallenay, Macron fitoi me 70%, krahasuar me 30% të Le Pen. Në të gjithë vendin, presidenti i rizgjedhur francez mori 58.55% të votave, krahasuar me 41.45% të rivales së tij.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu