Mori peng 30-vjeçaren në Durrës, flet autori: Kemi qenë të lidhur, e solla vetë në komisariat

0
Gjigandi

Marjus Musku, 32-vjeçari që mori peng Ersida Dyrmishin ka mohuar akuzat për pengmarrje.

Ai ka deklaruar se e Ersida Dyrmishi, 30-vjeçarja nga Durrësi kishte shkuar me dëshirën e saj dhe se më herët ata kanë pasur një histori dashurie.

Ndërkohë që autori pretendon se e çoi vetë 30-vjeçaren në Komisariat.

“Erdhi me dëshirën e saj. Nuk e kam marrë forcërisht, po erdhi me dëshirën e saj. Po ta kisha marrë me forcë nuk do ta sillja vetë në komisariat. Kemi njohje me njëri-tjetrin”, mësohet të ketë deklaruar Marjus Musaj.

Marjus Musaku ishte dënuar edhe më parë për pengmarrje. Në vitin 2018 mori peng ish-gruan për 24 orë, ndërsa pas denoncimit të babait të ish-gruas, u arrestua. Gjithçka ndodhi pas konflikteve që solli edhe divorcin. Gjatë kohës që ishin të martuar, ish gruaja e ka denoncuar për dhunë dhe torturë fizike.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu