Molla dhe vetitë e saj shëruese

0
Gjigandi

Mollët janë jashtëzakonisht të pasura me antioksidantë dhe ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimet radikale.

Këto dëmtime të shkaktuara nga faktorë të tillë si ndotja, tymi i cigares, rrezet UV dhe madje inflamacionit brenda trupit tonë, shpesh vijnë si pasojë e një diete të dobët ose e disa ilaçeve.

Mollët gjithashtu përmbajnë fibra dietike të nevojshme për të mbështetur një sistem tretës të shëndetshëmsi dhe vitaminat A dhe C të cilat mbështesin sistemin imunitar .

Gjithashtu përmbajnë  edhe vitaminën K e cila është e nevojshme për mpiksjen e gjakut.

Biotinën (vitamin B7) e cila ndihmon në prishjen e yndyrës dhe jodin i cili është i përfshirë në mirëfunksionimin e tiroideve.

RonaTyra

Përmbajtja e  pektinës, në mollë një fibër natyrale e gjendur në shumicën e bimëve ka një efekt pozitiv në uljen e kolesterolit.

Disa hulumtime të kohëve  të fundit nga “Journal of Nutrition” treguan se personat  të cilët konsumonin  mollë të pasura me pektin kishin një efekt në uljen e kolesterolit.

Ky frut është gjithashtu shumë i rekomandueshëm për diabetikët  si dhe për shumë sëmundje të tjera.

Disa studime që janë kryer gjithashtu kanë treguar se mollët mund të ndihmojnë në rregullimin e mikrobeve të zorrëve të cilat gjithashtu ndihmojnë në parandalimin e obezitetit dhe çrregullimeve të tjera inflamatore.

Nëse është e mundur, do të ishte mirë të blini mollë organike pasi hulumtimi ka treguar se ato kanë antioksidantë në sasi më të mëdha në krahasim me varietetet jo organike.

Mbajtja e tyre në frigorifer ndihmon në mbajtjen e freskisë së tyre por natyrisht ato kanë një afat ruajtjeje e cila zgjat mesatarisht disa javë.  Nëse nuk i mbani ato në frigorifer atëherë përpiquni që të jetë një vend i errët dhe i ftohtë.

Ashtu siç thotë dhe shprehja  “Një mollë në ditë mban doktorin larg”, përpiquni të konsumoni sa më shumë mollë dhe do t’i paraprini të gjitha sëmundjeve apo problemeve që mund të shfaqen në trupin tuaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu