Mishi, bulmeti e vaji u shtrenjtuan/ Tregtarët thonë se konsumatorët kanë reduktuar blerjet

0
Mishi, bulmeti e vaji u shtrenjtuan/ Tregtarët thonë se konsumatorët kanë reduktuar blerjet
Gjigandi

Rritja e çmimeve po dëmton çdo ditë xhepat e qytetarëve. Ata ankohen se pagat, pensionet dhe ndihmat e dhëna nga shteti nuk po dalin për të shtyrë muajin.

Në vëzhgimin tonë në tregjet e kryeqytetit mishi, bulmeti dhe vaji për gatim vijnë me nga 50 – 100 lekë rritje, ndërsa këtyre i kanë paraprirë çmimet e bukës, perimeve dhe frutave.

“Më mirë nuk ka ku të shkojë. Janë rritur të gjitha nga buka te mishi. Të gjithë njerëzit po e shtyjnë në minimumin jetik.”

“Janë shtrenjtuar shumë, zarzavatet më së shumti. Edhe mishin rrallë po e shohim. Unë jam pensionist invalid dhe na dërgon lekë djali, se ndryshe do ishte e pamundur që t’ia dilnim me ilaçet dhe gjërat e tjera.”

Një tregtar mishi në pazarin e Tiranës shprehet se njerëzit i kanë ulur blerjet.

RonaTyra

“Tek tregu i mishit puna ka rënë shumë. Njerëzit nga 5kg që blini më para marrin vetëm 3 kg tani. Sata duan të blejnë, por si t’ja dalin me rrogat dhe pensionet që kanë. Edhe çmimet janë rrit nga 50 lekë për çdo kile mish

” , tha tregtari.

Këto pohime të qytetarëve dhe tregtarëve i pohojnë edhe statistikat. Besimi në ekonomi i qytetarëve ra në muajin janar sipas bankës së Shqipërisë, ndërsa ata bëhen gjithmonë edhe më pesimistë për të ardhmen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu