Miliarderja ruse Anna Stukkert shfaqet në Festivalin e Kanës me kreacion të stilistit shqiptar Mr…

0
Miliarderja ruse Anna Stukkert shfaqet në Festivalin e Kanës me kreacion të stilistit shqiptar Mr…
Gjigandi

Këto ditë në Kanë të Francës po mbahet edicioni i 75-të i filmit.

Në një maratonë disa ditore, filma nga mbarë bot kanë dhënë premierat e tyre në këtë festival, deri në natën finale kur edhe do të bëhet ndarja e çmimeve.

Pjesëmarrësit në këtë festival janë të famshëm nga mbarë bota dhe nga fusha të ndryshme si ajo e artit, kulturës dhe shou biznesit.

Në tapetin e kuq mbrëmjen e së premtes është paraqitur edhe miliarderja ruse Anna Stukkert, e cila ka zgjedhur një kreacion të punuar nga një stilist shqiptar për këtë ngjarje.

Stukkert publikoi një video në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shihej e veshur me një fustan rozë dhe me shkëlqim, i cili është dizajnuar nga stilistit shqiptar Mr.Rex.

RonaTyra

Edhe në mbishkrimin e videos, ajo falënderoi dizajnerin shqiptar me prejardhje nga Presheva, i cili ka punuar për këtë paraqitje të saj.

Anna Stukkert është një personazh mjaft i njohur në fushën e medias dhe biznesin dhe ishte shpallur këtë vit nga reivsta ‘Forbes Georgia’ si “personazhi i vitit në media dhe ivestime”.

Anna Stukkert e veshur nga dizajneri shqiptar Mr.Rex në edicionin i 75-të i Festivalit të filmit në Kanë (Foto: Instagram)

Ajo është investitore, pronare e disa kompanive evropiane, Presidente e Congress Capital Club, organizatore dhe CEO e Kongresit Ndërkombëtar e Investimit dhe njihet si filantrope e madhe.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu