Ajo është e lidhur me bateristin që nga nëntori, pasi pozuan së bashku në sfilatën e modës ‘Gucci Love Parade’.
Dhe të shtunën, Miley Cyrus u shfaq me një kostum banje të zezë për një ditë tjetër nën diell me muzikantin Maxx Morando ndërsa ishte me pushime në Cabo San Lucas, Meksikë, shkruan
DailyMail
.
Aktorja dhe këngëtarja 29-vjeçare shfaqi këmbët e saj të tonifikuara me rroba banje klasike një-pjesëshe teksa u pa duke aplikuar krem kundër diellit mbi trupin e saj në oborrin e hotelit ku po qëndron.
Miley veshi një kostum banje të zezë, gjersa mbante një kapele blu në kokë.
Artistja bjonde i kishte stiluar flokët e saj në stilin topuz, ndërsa tregonte bukurinë e saj natyrale duke u shfaqur pa makijazh.
Ajo u pa duke mbajtur një shishe krem dielli në dorë ndërsa po përgatitej për një ditë tjetër të ngrohtë.
I dashuri i Miley, Maxx, i cili është një baterist 23-vjeçar, u pa duke biseduar me yllin gjatë kohës sa merrnin rreze dielli.
Muzikanti kishte veshur xhinse të bardha dhe një bluzë, teksa mbante një palë syze dielli të errëta.
Maxx iu bashkua asaj ndërsa ajo u ul atje, por zgjodhi të ulej në shezllonin aty pranë ndërsa bisedonin, përpara se të dy të shkonin në një shezllon tjetër ndërsa këngëtarja mbante në dorë një pije të ftohtë.
Pushimi i së shtunës i Mileyt dhe Maxxit vjen vetëm dy ditë pasi ata u panë për herë të parë në pushime në destinacionin luksoz meksikan.
Dyshja u panë për herë të parë duke u komoduar në Nashville, Tennessee qysh në korrik, dhe morën pjesë së bashku në shfaqjen e modës “Gucci” në nëntor.
Miley dhe Maxx u duk se konfirmuan romancën e tyre pasi ndanë një puthje dhe përqafim ndërsa ishin në ballkon në dhomën e saj të hotelit në Miami.
Ai është më i njohur për punën e tij si baterist, së fundmi me grupin me bazë në Los Angeles, Lilly, dhe para kësaj ai ishte me grupin The Regrettes nga viti 2015 deri në vitin 2018.
Edhe pse bateritë duket se janë fokusi i tij kryesor, ai është një multi-instrumentalist që mund të luajë edhe në kitarë.
Maxx gjithashtu duket se punon si karikaturist dhe faqja e tij në Instagram përfshin disa shembuj të modeleve të tij shumëngjyrëshe, të cilat me sa duket janë të ndikuar nga imazhet ikonike të Takashi Murakami.
Miley duket se fillimisht ka lënë të kuptohet për lidhjen e tyre edhe para debutimit të tyre në tapetin e kuq me një intervistë në shtator të vitit 2021 për revistën “Vogue”.
Ajo e përshkroi të dashurin e saj si një nga ‘artistët e saj të preferuar në zhvillim’ dhe vuri në dukje se si stilisti Shane Kastl kishte përfshirë disa nga ilustrimet e Maxx në dizajnet e tij.
Është e paqartë nëse të dy kishin filluar lidhjen e tyre romantike në kohën kur ajo po lavdëronte punën e tij ilustruese.
Edhe para se të bënin debutimin e tyre në tapetin e kuq në nëntor, Miley dhe Maxx u përfol se ishin bashkë në korrik të vitit 2021. Në atë kohë, ata ishin parë në Nashville, jo shumë larg shtëpisë së saj në Manchester, Tenesi.
Ylli i “Hannah Montana” e ka mbajtur private jetën e saj emotive, veçanërisht pas ndarjes nga këngëtari australian Cody Simpson.
/abc24.al/