Meta konsultohet me opozitën/ Basha pas takimit: Rama të pranojë zgjedhjet e parakohshme

0
Gjigandi

Kërcënimi i Ilir Metës si president se Parlamenti mund të shpërndahet edhe me një dekret, u përforcua edhe më shumë këtë të martë, kur ai përshëndeti për herë të parë kërkesën e opozitës jashtëparlamentare për zgjedhje të parakohshme.

googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });

“Kreu i shtetit përshëndeti qëndrimin publik të opozitës së bashkuar për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme të menjëhershme, me qëllim kthimin e legjitimitetit të munguar kuvendit të shqipërisë dhe rivendosjes së dialogut politik në institucione”, thuhej në deklaratën e Metës.
“ Prej më shumë se 4 muajsh Edi Rama ka refuzuar dialogun dhe ndërmjetësimin ndërkombëtar, të ofruar, të paktën, në 4 raste nga institucionet ndërkombëtare. Për opozitën dhe për shqiptarët nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë alibi për të vonuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet kushtetuese vendore në të njëjtën ditë si rrugëdalja e vetme nga kriza”, tha Basha.
Në mungesë reflektimi në ndihmë do thirret edhe populli.
“Dhe do të ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshme, duke u bërë thirrje edhe qytetarëve shqiptarë, për të marrë së bashku, të gjithë hapat e nevojshëm, që i takojnë një shoqërie të civilizuar, nëse përballet me një qeveri autokrate”, u shpreh Basha më tej.
90 minutat e takimit shërbyen për të unifikuar qëndrimin për procesin e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.
Presidenti theksoi se nuk do të lejojë askënd të neutralizojë kompetencat e Presidentit të Republikës, siç ia njeh Kushtetuta e vendit, dhe se do të ndërmarrë çdo veprim për të ndaluar këtë puç kushtetues.
“ PD dhe aleatët e kanë konsideruar këtë prej fillimit një grusht kushtetues”, tha Basha.
Menjëherë pasi la Presidencën, Basha nxitoi në takime të nivelit diplomatik, si fillim me ambasadoren suedeze, ndërsa në selinë blu e priste diplomati i BE.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu