“Strategji e gabuar dhe provokative”/ Aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit, reagon Meta

0
Gjigandi

Gjatë fjalës së tij, në një konferencë për mediat, presidenti i Republikës, Ilir Meta ceku çështjen e aktakuzave të Prokurorisë së Hagës për krime lufte ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

“ky është një zhvillim mjaft sfidant, i cili absolutisht që jam i sigurt do të përballohet me shumë urtësi, unitet por edhe largpamësi nga jo vetëm këto dy personalitete, kjo nuk është një sfidë e tyre në planin individual, kjo do të përballohet me shumë dinjitet dhe përgjegjshmëri jashtë kalkulimeve afatshkurtra nga e gjithë klasa politike në Kosovë. Nuk është hera e parë që ndaj udhëheqësve të UÇK-së kemi aktakuza, ku pala e humbur, që shkaktoi gjenocidin, dhunën dhe që ishte përgjegjëse për krijimin e UÇK-së si e vetmja rrugë për të fituar lirinë dhe dinjitetin e ka kthyer në një strategji të sajën njollosjen e UÇK-së, por jo thjesht dhe vetëm kaq por mundësisht edhe dëmtimin e funksionimit të shteti të Kosovës. Dua të shpreh dhe një herë solidaritetin tim si president por edhe si mik, si shok me presidentin e Kosovës dhe me kryetarin e  PDK-së dhe jam i sigurt që ata do ta përballojnë me mjaft dinjitet dhe përgjegjësi këtë moment duke bërë edhe një shërbim tjetër për të konfirmuar drejtësinë e luftës së UÇK-së, për të rrëzuar këtë strategji të gabuar dhe tepër provokative. Të minohet strategjia për të njollosur UÇK-në”.

Shkruar nga: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu