Meta dekreton ligjin për doganën e përbashkët me Greqinë

0
Meta dekreton ligjin për doganën e përbashkët me Greqinë
Gjigandi

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, dekretoi ligjin për ngritjen e pikës së përbashkët doganore me Greqinë.

“Kjo marrëveshje shkon në funksion të ndërmarrjes së masave të përbashkëta kundër kërcënimeve ndërkufitare nga ana e të dyja autoriteteve, me qëllim forcimin e luftës kundër krimit ndërkufitar, krimit të organizuar dhe lidhjeve të tij, migracionit të paligjshëm, trafikimit të drogave, ekstremizmit të dhunshëm, radikalizmit, si dhe krimeve të rënda”

, thuhet në njoftimin e Presidencës shqiptare.

Gjithashtu, Presidenti dekretoi edhe ligjin e ekstradimit të personave mes Shqipërisë dhe Spanjës.

“Kjo marrëveshje synon plotësimin e kuadrit juridik në fushën e bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën penale dhe lehtësimin e procedurave të ekstradimit të shtetasve, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës. Gjithashtu, është për t’u vlerësuar forcimi i lidhjeve mes dy sistemeve të drejtësisë dhe përmirësimi i institutit të ekstradimit lidhur me dorëzimin reciprok të kriminelëve tek autoritetet respektive të të dyja vendeve”,

RonaTyra

thuhet në njoftimin e Presidencës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu