Mësuesi godet me bidon uji nxënësin gjatë orës së mësimit

0
Gjigandi

Një ngjarje e pa precedentë ka ndodhur në Bilisht, të Korçës ku një mësues ka ushtruar dhunë ndaj nxë3snësve.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare ‘Dritëro Agolli’, ky mësuesi Alban Fetolli akuzohet se ka goditur gjatë orës së mësimit një nxënës me bidon me ujë.

Lidhur me rastin Komisioni i disiplinës dhe etikës së shkollës ka nisur hetimin pasi prindërit e disa nxënësve të klasës së tetë janë ankuar pranë drejtorisë së shkollës për dhunën e ushtruar ndaj fëmijëve nga mësuesi. Mes të dhunuarve, raportohet se kanë qenë 4 nxënës, një prej tyre vajzë.

Sakaq, drejtoresha e Zyrës Arsimore Devoll, Vinjola Rota pohon se masa e parë ndaj mësuesit është se këtij të fundit i është ndaluar të japë mësim.

“Menjëherë pas ngjarjes është ngritur një komision etike dhe një pyetësor psiko social. Në këto moment që po merren masa mësuesi nuk jep mësim pasi është në komision etike. Deri në momentin që do të dalë vendimi i komisionit etik, nuk mund të merren masa të tjera siç mund të jetë pezullimi”, pohon ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu