Emri/ Në kërkim prej një viti, kapet 29-vjeçari në Lezhë

0
Gjigandi

Një 29-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi ishte në kërkim kombëtar.

Shtetasi Fatjon Kordhaku është dënuar më herët nga Gjykata për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes apo dhunës për dhënien e pasurisë”.

Njoftimi i policisë:

Lezhë / Vihet në pranga një tjetër shtetas i shpallur në kërkim kombëtar.

Strukturat operacionale të DVP Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë, si rezultat i veprimeve të koordinuara policore dhe shkëmbimit të informacionit me shërbimet e DVP Tiranë, me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vendosjen e tyre para përgjegjësisë ligjore, si dhe mbështetur nga inteligjenca informative, kanë lokalizuar dhe kapur në Lezhë, shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar:

RonaTyra

-F. K. (P)., 29 vjeç, banues në Balldre, Lezhë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2021, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes apo dhunës për dhënien e pasurisë”.

I ndaluari iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu