Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë mesazhin e Presidentit Joe Biden.
Në një postim në rrjetet sociale, ambasada ka përzgjedhur mesazhin ku Biden thotë se aktivizimi nga NATO i planeve të përgjigjes,
“do t’u mundësojë forcave të gatishmërisë së lartë të NATO-s të zhvendosen kur dhe ku nevojiten për të mbrojtur aleatët tanë”.
“Brenda pak orëve pasi Rusia nisi sulmin e saj, NATO u mblodh dhe autorizoi aktivizimin e planeve të përgjigjes.
Kjo do t’u mundësojë forcave të gatishmërisë së lartë të NATO-s të zhvendosen kur dhe ku nevojiten për të mbrojtur aleatët tanë të NATO-s në kufijtë lindorë të Europës
“, ka theksuar Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Biden.