Gërryhet Kodra e Diellit, banorët ankohen për ndërhyrjet pa kriter dhe standardet e ndjekura

0
Gjigandi

Ndërtimet në kryeqytet sa vijnë e shtohen ndërsa problem mbetet zona e Kodrës së Diellit, banorët ankohen se problem janë punimet  që po zhvillohen jo vetëm ditën, por dhe natën. Ata kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse.

Këto janë pamjet të zonës së quajtur si rezidenca Kodra e Diellit, e cila po gërryhet nga dita në ditë.

Shkatërrimi i mjedisit bëhet me një nxitim të tepërt, duke punuar madje dhe natën.

Gjithçka kthehet në paradoksale kur dihet se në këtë zonë jeton dhe vetë kryebashkiaku Erion Veliaj, të cilit nuk i bëjnë përshtypje punimet natën.

Rreth dy javë më parë banorët e kësaj zone protestuan për problemet e ujërave të zeza, pasi gjithë zona u kthye në terren të vështirë për të jetuar.

RonaTyra

Edhe pak metër më tej situata mbetet problematike. Banorët ankohen për  baltë dhe rrugë që nuk janë të denja as për një qytet të vogël periferik.

Në këto kushte banorët, jashtë kamera kërkojnë ndërhyrjen urgjente.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu