Mehaj me VV-në e Drenasit bëjnë homazhe në Poklek dhe Çikatovë e Vjetër

0
Mehaj me VV-në e Drenasit bëjnë homazhe në Poklek dhe Çikatovë e Vjetër
Gjigandi

Në 23 vjetorin e masakrës së Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër, ministri i mbrojtjes Armend Mehaj dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, qendra në Drenas bënë homazhe tek varrezat e këtyre dy fshatrave.

“23 vjet më parë forcat policore, ushtarake e paraushtarake serbe, vranë dhe masakruan 77 shqiptarë civilë të paarmatosur. Midis tyre pesë foshnja, nga gjashtë muaj e deri në dy vjeç.

Këto masakra mbesin ndër krimet më të rënda që ka kryer Serbia në Kosovë, prandaj as nuk mund të zhduken e as të harrohen.

U prehshin në paqe dëshmorët dhe martirët e kombit!

Lavdi!”,

RonaTyra

shkruan ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu