Dhjetëra qytetarë të Durrësit kanë protestuar para bashkisë për të drejtat e tyre.
Personat me aftësi të kufizuara nuk janë të barabartë me të tjerët, sipas qytetarëve.
Ata u thonë jo diskriminimit dhe shtimit të mundësive për personat me probleme përmes intervistave dhe pankartave.
Njëri prej tyre tha se kujdeset për gruan, por nuk merr asnjë pension.
“Unë jam shërbyes i gruas sime, por nuk marr asgjë, më thonë që nuk më takon. Asnjë ndihmë, ishte pandemia asnjë nuk erdhi”
, tha qytetari.