“Më nxirr të shoh pak vajzën”, zbardhen detaje nga rrëmbimi i fëmijës së mitur në Fier

0
Gjigandi

“Më nxirr të shoh pak vajzën”, ka qenë kjo fjalia që 43 vjeçari nga Fushë-Kruja i ka drejtuar bashkëshortes së tij, e pasi e ka takuar është larguar bashkë me fëmijën e mitur. Shtetasi me inicialet G.Sh., nuk e ka njoftuar bashkëshorten se ku do të shkonte, madje ka shtuar se “nuk do ta shohësh më kurrë”.

Mëosohet se 38-vjeçarja Sh.Sh ka qenë tek prindërit e saj në fshati Vjosë, ndërsa ka pasur me vete edhe fëmijën e mitur. Ndërkohë bashkëshorti i saj, me të cilin mësohet se kanë probleme, ka shkuar pranë banesës dhe ka marrë fëmijën, pa deklaruar se ku do të shkonin.

Një fakt i tillë ka sjellë dyshime tek 38-vjeçarja, e cila e ndodhur në Fier i është drejtuar policisë së këtij qyteti duke bërë edhe denoncimin për bashkëshortin e saj, banor në Fushë-Krujë.

Menjëherë ka nisur puna për gjetjen e 43-vjeçarit, bashkë me vajzën e mitur, e po punohet në zonën e Fushë-Krujës, aty ku edhe çifti banon.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu