‘Më kërcënuan prindërit’/ Rrëfimi i ish-presidentit të Barcelonës: U detyrova të largohem

0
Gjigandi

Sandro Rosell, ish-presidenti i Barcelonës, ishte i ftuar këtë të shtunë në programin ‘Collapse’ në TV3 dhe dha një intervistë, në të cilën zbuloi arsyet që e shtynë atë të jepte dorëheqjen si president në janar 2014.

Pavarësisht se shumë mund të mendojnë se vendimi i Sandro Rosell ishte i lidhur me situatën ligjore të ‘çështjes Neymar’, ai theksoi se arsyeja e vërtetë e dorëheqjes ishin kërcënimet me vdekje të prindërve të tij gjatë asaj kohe:

“Unë pushova së qeni president i Barçës për shkak të kërcënimeve të përditshme me vdekje që prindërit e mi merrnin në shtëpi. Ata merrnin telefonata dhe letra anonime. Ishte një situatë shumë e tmerrshme. Ne i raportuam kërcënimet në polici (Mossos), por nuk kishte asnjë mënyrë për t’i gjetur se kush ishte pas tyre.

Për ta thyer këtë dinamikë familjare, që ishte një vuajtje e vazhdueshme, vendosa të dorëhiqesha. Nuk më pëlqen të luaj viktimën, por kështu ka ndodhur në realitet. Nuk ika nga rasti i Neymar. Ishte absurde të dorëhiqesha, sepse ishim më të mirët, por situata familjare ma diktoi. Jam krenar për ato katër vite drejtim në historinë e klubit katalanas, sa iu përket titujve, financave…”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu