Me fustan të zi dhe në stoli diamanti, Rihanna shkëlqen në “Golden Globes 2023”

0
Gjigandi

Ylli i pop-it, Rihanna shkëlqeu si një diamant në ceremoninë vjetore “Golden Globes” të martën mbrëma në Los Angeles.

Riri u duk tejet joshëse me një fustan të zi prej kadifeje dhe stoli voluminoze nga Schiaparelli Haute Couture dhe me një gjerdan dhe vathë diamanti Cartier dhe po ashtu me një stil unik të flokëve.

Bukuroshja nga Barbadosi u shfaq me një grim më të thjeshtë, duke zgjedhur një shkëlqim të lehtë për buzë.

Rihanna dhe Asap Rocky

Ikona e popit, e kthyer gjithashtu në një sipërmarrëse të suksesshme, ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj, reperi ASAP Rocky.

Themeluesja e “Fenty Beauty” ka qenë e rezervuar dhe e zënë gjatë kësaj kohe për shkak të përgatitjeve për performancën e saj në “Super Bowl”.

RonaTyra

Image

Rihanna dhe Asap Rocky

Krijuesja e “Savage x Fenty” dhe ASAP janë prindër të një djali, përkundër se nuk e kanë zbuluar akoma emrin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu