Humbi motrën nga sëmundja e rëndë, këngëtarja e njohur: “ Nuk e pranoj dot..”

0
Gjigandi

E ftuar tek “Rudina” ishte Valbona Mema, e cila sigurisht për shkak të koronavirusit nuk qe e pranishme fizikisht në studio, por atmosfera e krijuar ishte po aq dinamike. Biseda me këngëtaren e njohur preku shumë tema, duke nisur nga fëmijët për të cilët ajo është shumë krenare.

Por u fol ndër të tjera edhe për ngjarjen e hidhur që e ka shënjuar shumë rëndë, humbjen e të motrës, e cila ishte nëna e këngëtares Xhesika Polo. Valbona tregoi se kanë qenë shumë të lidhura me njëra tjetrën.

“Rudina, unë para shumë vitesh i kam humbur të dy prindërit dhe me këtë motër kam qenë shumë, po shumë e lidhur. Kjo ka qenë një shtysë për shumë gjëra të miat sepse është mamaja e Xhesikës dhe ajo e dinte shume mirë profesionin e të qenit këngëtare. Dhe shumë herë flisnim me të, diskutonim me të. Unë ikjen akoma sot nuk e pranoj Rudina, sepse më duket si një ëndërr. Nuk e besoj akoma. Thjeshtë ajo iku shumë shpejt, para kohe, por nuk kishim çfarë t’i bënim. Ishte një sëmundje që…ajo e humbi betejën me kancerin e gjirit. Përpara një viti e gjysmë u diagnostikua, po me tumor në gji, e hoqi njërin gji, ishte pak më mirë, vazhdoi terapitë e veta, sivjet u rëndua pak më shumë, prapë vazhdoi terapi, u bë pak më mirë dhe për një javë ka ikur. Domethënë e humbi betejën edhe pse ishte shumë e fortë. Është dhimbje shumë e madhe, unë nuk ka ditë, nuk ka orë nuk ka minutë që unë mos ta kujtoj. Nuk mund ta them dot sa e hidhur është humbja e motrës”, ka rrëfyer ajo me dhimbje, teksa nuk e shmangu dot përlotjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu