Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, propozohet shtyrja e afatit të Komisionit Parlamentar për Reformën Administrative

0
Gjigandi

Është mbledhur nën drejtimin e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla Konferenca e Kryetarëve, ku është miratuar edhe programi i punës periudhën 4 – 29 korrik 2022.

Gjithashtu u vendos që t’i propozojë seancës plenare shtyrjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrative-Territoriale në Republikën e  Shqipërisë deri në 30 shtator 2022.

Njoftimi i plotë:

Konferenca e Kryetarëve miratoi programin e punës së Kuvendit për periudhën 4 – 29 korrik 2022 dhe kalendarin e të punimeve të Kuvendit për periudhën 11 – 29 korrik 2022.

Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

RonaTyra

Mbledhja miratoi programin e punës së Kuvendit për periudhën 4 – 29 korrik 2022 dhe  kalendarin e të punimeve të Kuvendit për periudhën 11 – 29 korrik 2022.

Mbledhja vendosi zhvillimin e seancave plenare më 14, 21 dhe 24 korrik 2022.

Mbledhja vendosi t’i propozojë seancës plenare shtyrjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrative-Territoriale në Republikën e  Shqipërisë deri në 30 shtator 2022.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu