Mbërrijnë te Albin Kurti pesë emisarët ndërkombëtarë

0
Gjigandi

Kanë mbërritur në Qeveri të premten në mëngjes pesë të dërguarit ndërkombëtarë të cilët do të priten nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti do t’i presë në takim përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák, këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, këshilltarin diplomatik të kryeministrit të Italisë, Francesco Maria Talò dhe zëvendësndihmës sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kjo vizitë e nivelit të lartë vjen në vazhdën e paralajmërimeve për arritjen e një marrëveshjeje bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mbi bazën e planit të BE-së, apo të ashtuquajturin planin franko-gjerman për dialogun.

Pas vizitës me Kurtin, delegacioni BE-SHBA do të vizitojë Beogradin, ku pritet të takohen edhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu