Mbahen kuvendet e federatave të sporteve paralimpike

0
Mbahen kuvendet e federatave të sporteve paralimpike
Gjigandi

Janë mbajtur kuvendet e federatave të sporteve paralimpike në Kosovë, ku janë zgjedhur edhe udhëheqësit për sportet përkatëse.

Në sportin e parapingpongut kryetar i Federatës është zgjedhur Besim Galica, kurse sekretar i përgjithshëm i kësaj federate u zgjodh Besmir Haxhikadriu.

Po ashtu është themeluar edhe shtëpia e sportit “Boccia”, ku në krye të saj u vendos Luan Qabra, si një nga aktivistët më meritorë për themelimin e saj. Sekretar i kësaj shtëpie u zgjodh Fitim Halili.

Ky kuvend mori edhe përkrahjen e MKRS-së dhe kishte edhe akterë nga Komiteti Paralimpik i Kosovës.

Siç bëjnë të ditur pjesëmarrësit, do të themelohen së paku edhe një ose dy federata të tjera.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu