Matura Shtetërore/ Sot provimi i parë, maturantët do të testohen në gjuhën e huaj

0
Gjigandi

Këtë të enjte, 9 qershor maturëntët në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen provimit të lëndës së huaj.

Burime për median bëjnë me dije se në total janë 33 mijë maturantë në rang vendi, të cilët do t’i nënshtrohen këtij provimi të parë.Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë. Në lidhje me vlerësimin sipas urdhrit të ministres Evis Kushi, do të mbështetet në totalin e 60 pikëve. Ato maturantë/kandidatë që do të rezultojnë mbetës në provimet e Maturës Shtetërore 2022, do t’i rijapin provimet në sesionin e dytë.

Sakaq, në të gjithë vendin janë ngritur 167 qendra testimi. Si dhe 7 mijë mësues do të jenë administrues të procesit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu