Një nga temat më të nxehta në këtë merkato verore me siguri do të jetë e ardhmja e Robert Lewandowskit. Sulmuesi polak do të dëshironte të largohej nga bavarezët për të nisur një aventurë të re te Barcelona.
Sidoqoftë, klubi gjerman nuk dëshiron ta lërë lojtarin dhe pret që ai të respektojë kontratën në fuqi deri në qershor 2023. Prandaj, palët nuk janë dakord dhe Lothar Matthaus, ish-kapiteni dhe flamuri i Bayernit iu ka dhënë këshilla bavarezëve për një zëvendësues të mundshëm të Lewandowskit në rast largimi të tij.
Këto janë fjalët e ish-lojtarit për “Bild”: “Unë mund ta vë veten në vendin e Robertit, sepse kam kaluar një situatë të ngjashme. Fakti që nuk keni folur seriozisht për të ardhmen me Robertin për kaq shumë kohë është i gabuar.
Oliver Kahn shpjegoi se vlerësimi nuk është me një drejtim. Pajtohem me të, por Bayerni ka qëndrim të gabuar. Cilin do të merrja në vend të tij? Unë do të zgjidhja Romelu Lukakun nëse do të ishte ekonomikisht i qëndrueshëm. Lukaku dhe Sadio Mané për Lewandowski dhe Serge Gnabry, nëse gjermani do të largohej nga klubi. Ky duet ka cilësi, do të ishte tërheqës”.