Margariti publikon fotot: Hera e parë që ikonografit Diço Zografin, i restaurohen punimet

0
Gjigandi

Ministrja e Kulturës Elva Margatiti ka publikuar në Facebook, fotot nga restaurimi i  tre ikonave të autorit Diço Zografin në Laboratorin e Restaurimit.

Margarit shkruan se është hera e parë që vepra të këtij artisti ikonograf mjaft të njohur në hapësirën ballkanike gjatë shek. XIX, janë në fokus të ndërhyrjeve restauruese që kryhen në këtë laborator.

Postimi i Margaritit:

Kjo është atmosfera në Laboratorin e Restaurimit, ku specialistë të Sektorit të Veprave të Artit në Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore vijojnë punën për restaurimin e ikonave të fondit dhe Pavijonit të Artit Mesjetar në Muzeun Historik Kombëtar. Ndërhyrjet konservuese – restauruese janë përqendruar në tre ikona të realizuara në vitin 1855 me autor Diço Zografin. 👏👏

Është hera e parë që vepra të këtij artisti ikonograf mjaft të njohur në hapësirën ballkanike gjatë shek. XIX, janë në fokus të ndërhyrjeve restauruese që kryhen në këtë laborator. 🖼 🎨

RonaTyra

Në ikonat e Shën Kollit, Shën Harallambit dhe Shën Athanasit, kanë përfunduar proceset e dokumentimit të problematikave, dezinfektimit, konsolidimit, sondazheve të pastrimit, si dhe po vijohet me procesin e pastrimit dhe ndërhyrjet e tjera konservuese – restauruese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu