“Masat anti-Covit mund të rivlerësohen në javët e para të marsit
“, tha ministrja e Shëndertësisë Ogerta Manastirliu gjatë vizitës që pati me zv/Presidentin e Zvicrës në qendrën shëndetësore të Vorës, e cila është rikonstruktuar me mbështetjen e qeverisë zviceriane.
Gjatë vizitës Manastirliu vuri theksin tek rëndësia e vaksinimit anticovid, duke u shprehur se ky është element kyç për rivlerësimin e masave.
“Jemi duke vlerësuar me shumë kujdes situatën epidemiologjike, kemi indikatorë të përmirësuar, një incidencë e cila është në ulje, por sa i përket rasteve aktive vijojmë të kemi dhe duhet të tregojmë kujdes. Duke shpresuar që do të jemi në indikatorë të përmirësuar, do të rivlerësojmë masat në dy javët e para të muajit marsQeveria shqiptare ka miratuar kontratën për ardhjen e 1 milion dozave të vaksinave Pfizer, plus 500 mijë doza opsionale. Pra përgjatë gjithë këtij viti fjala kyçe do vijojë të mbetet vaksinimi dhe vaksinimi me dozën e tretë është sërish shumë i rëndësishëm në funksion të rritjes së imunitetit dhe shmangies të formave të rënda të sëmundjes”,
tha Manastirliu.
Deri tani janë kryer mbi 2 milion e 680 mijë vaksinime dhe kanë mbërritur mbi 3.1 milion doza vaksine ndaj COVID-19.