Çupi befason me deklaratën për Ramën, tregon ku ndryshon nga të tjerët

0
Çupi befason me deklaratën për Ramën, tregon ku ndryshon nga të tjerët
Gjigandi

Analisti Frrok Çupi duke folur për  zhvillimet e fundit politike në vend, tha gjithashtu se Rama është i vetmi kryeministër që fajin e  sheh te vetja dhe se tani është një mazhorancë e guximshme që ndihet e sigurtë që mund të bëjë një luftë të brendshme.

“Nuk është se është e ndaluar një gjë apo jo. Mua më intereson të shoh si risi se Rama është i vetmi kryeministër që sheh fajin edhe tek vetja, jo vetëm tek tjetri. Fakti që po shkojnë atje pa asnjë jehonë të PS dëshmon se ai është gati t’i çojë. Gjërat në shtet janë në mënyrën e makinerisë. Ne kemi një mazhorancë të guximshme. Kemi një parti që ka më shumë se 50% e deputetve.

Ndihet aq e sigurtë sa mund të bëjë dhe luftën e brendshmë. Të gjithë fajtorët, të paaftët i afrohen shumë pushtetit, çdo pushtet është i mallkuar me njerëz që nuk duan të punojnë, ose të fitojnë shumë shpejt. Njerëzit me rekorde, me tendenca i afrohen pushtetit. Të mos mendojmë se pushtete janë vetëm të pastra. Ne kemi një problem ndryshe nga Serbia, shumica e njerëzve që bëhen deputet janë rastësor, paratë i bëjnë që të frikësojnë njerëzit e thjeshtë. Kjo krijon një lloj skllavërie. Në vitin ’91 në parlament ka pasur 42 profesorë doktor.

Tani është një klimë që qytetari nuk të voton nëse nuk i ushtron presion”, shprehet Çupi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu