Malavi/ Përdorën kartëmonedhat për dekorin e tortës, policia vë në pranga dy gra

0
Gjigandi

Policia e Malavi ka arrestuar dy gra në mes të të 20-ave pasi përdorën kartëmonedha kwacha si dekorime për një tortë që kishin pjekur dhe e postuan në rrjetet sociale.

Një zëdhënës i policisë tha se dyshja kishin postuar imazhin e tortës së zbukuruar me 70 kartëmonedha 500 kwacha – me vlerë 35 dollarë (28 £) në mediat sociale ndërsa reklamonin biznesin e tyre të prodhimit të tortës.

Të akuzuarit nuk kanë komentuar rreth arrestimit të tyre, por policia thotë se ata do të akuzohen për veprën e “dëmtimit dhe përdorimit të paligjshëm të monedhës”.

Në të kaluarën, banka qendrore e Malavisë ka thënë se ka kosto të mëdha për printimin e kartëmonedhave të reja për të zëvendësuar ato të vjetruara dhe fajësoi përdorimin e papërshtatshëm të kartëmonedhave si një nga arsyet që kartëmonedhat duhet të zëvendësohen rregullisht.

Vepra penale e “dëmtimit dhe përdorimit të paligjshëm të monedhës” sjell një gjobë maksimale të madhe.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu