‘Le një Ferrari për një Twingo!’ Shakira i bën ‘diss’ Pique dhe të dashurës së tij në këngën e re

0
Gjigandi

Ikona e popit, Shakira, ka goditur përmes këngës së fundit ish-partnerin Gerard Pique dhe të dashurën e tij të re.

ÇFARË NDODHI? Në verën e vitit 2022, Shakira dhe Pique përmes një deklarate publike bënë me dije ndarjen e tyre. Çifti ishte së bashku për 11 vjet, por u ndanë pasi futbollisti, sipas pretendimeve të “El Periodico”, e tradhtoi kolumbianen. Gjithashtu është raportuar se ish-qendërmbrojtësi i Spanjës ka gjetur një partnere të re Clara Chia Marti, e cila punon për kompaninë e prodhimit televiziv Kosmos. Dhe Shakira tani është kthyer në qendër të mediave pasi duket se ka ironizuar Pique dhe partneren e tij të re në këngën e saj të fundit.

ÇFARË ËSHTË THËNË: Teksti i këngës duket se ka referenca të shumta për Pique, ku përmenden “le një Ferrari për një Twingo” dhe “Një Rolex për një Casio”. Pra, konteksti është se Pique la Shakirën(Ferrari) për Claran(Twingo) Një tjetër rresht thotë: “Një ujk si unë nuk është për djem si ti”, duke iu referuar hitit të saj të vitit 2009 “She Wolf”.

PANORAMA MË E MADHE: Pas ndarjes së saj nga Pique, Shakira ka lënë të nënkuptohet që ish-futbollisti nuk bëri përpjekje të mjaftueshme në lidhjen e tyre afatgjatë . “Si një futbollist, ai donte të luante futboll dhe të fitonte tituj dhe unë duhej ta mbështesja”, tha Shakira për Elle. “Njëri nga të dy duhej të bënte atë përpjekje dhe atë sakrificë. Dhe unë e bëra atë. E vendosa karrierën time në planë të dytë dhe erdha në Spanjë, për ta mbështetur që ai të luante futboll dhe të fitonte tituj. Dhe ishte një sakrificë për dashurinë.”

TJETËR? Videoja muzikore tashmë ka mbledhur më shumë se 14 milionë shikime që nga publikimi i saj. Shakira gjithashtu dukej se i referohej ndarjes së saj nga Pique në një postim në Instagram të bërë në 1 janari, ku flet për shërimin dhe vazhdimin para duke lënë çdo gjë në të shkuarën.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu