Mbrëmjen e sotme ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, është vendosur para disa emrave të cilët mund të propozohen për President të vendit.
Një prej tyre ishte dhe Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu, për të cilën Spiropali u shpreh se është një zonjë me “hijeshi dhe njohuri perëndimore”, duke mos komentuar më gjatë.
“Unë nuk mund të jap komente, nuk mund të them. Por, në zonjë me hijeshi me njohuri perëndimore”,
tha Spiropali te “Zona e Lirë”.
Më tej ministrja shtoi se për president duhet gjetur një figurë e cila do të bëjë krenar shqiptarët dhe t’i dëgjohet fjala.