“Mafia shqiptare më e rrezikshmja”, media spanjolle: Si lëviz kokaina nga Ekuadori nga ajri e toka

0
Gjigandi

Mediat e huaja kanë përqendruar vëmendjen tek trafiku i drogës.

“Ekuadori është shndërruar në eksportuesin e tretë më të madh të drogës në botë.”, shkruajnë mediat spanjolle, ndërsa janë ndalur edhe tek aktiviteti kriminal i bandave shqiptare.

Sipas tyre, Ekuadori dallohet për dominimin e tre bandave me aktivitet ndërkombëtar të cilat bashkëpunojnë me grupet lokale, duke shtuar se i kanë shtrirë tenaakulat nga Ekuadori deri në vendet Perëndimore.

E para, është Sinaloa Cartel e instaluar në Ekuador që nga viti 2009 dhe aleat i ngushtë me Los Choneros.
Karteli i Gjeneratës së Re Jalisco është i vendosur në territorin ekuadorian që nga viti 2020, i cili rekrutoi exchoneros; Los Lobos dhe Los Tiguerones.

Tjetra e cila shihet edhe më e rrezikshmja është mafia shqiptare që theksohet se filloi aktivitetin e saj kriminal në vend në vitin 2014 dhe u lidh me bandën R7.

RonaTyra

Sipas autoriteteve ekuadoriane, ato luftojnë deri në vdekje për të kontrolluar territorin deri te transporti i drogës.
Manabí, për shembull, është pjesë e korridorit ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Kartelet Jalisco dhe Sinaloa dhe mafia shqiptare blejnë kokainën nga bandat kolumbiane dhe më pas e zhvendosin nga ai vend përmes kufirit verior, përmes Esmeraldas.

Me ndihmën e grupeve lokale, një pjesë e kokainës dërgohet me rrugë tokësore në Manabí, ku trafiku ndërkombëtar në shumicën e rasteve kryhet nga deti.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu