Turistët nga Ukraina dhe Bjellorusia pushojnë në Vlorë! Të kënaqur me kushtet, por ngrenë shqetësim për ndotjen

0
Gjigandi

Turistë nga Ukraina dhe Bjellorusia kanë mbërritur në bregdetin e Vlorës përmes udhëtime me charter. Ata po qëndrojnë në hotele të ndryshme të zonës, ndërsa këtë të premte ndërmorën një udhëtim me anije drejt ishullit të Sazanit, shpellës së Haxhi Alisë e Karaburunit.

Turistët e huaj tregojnë se zgjodhën të vijnë në Shqipëri të nxitur dhe nga miqtë e tyre që kanë qenë vitet e kaluara. Pushimet i kanë planifikuar 7 ditë dhe deri më tani janë me përshtypje të mira.

“Vij për herë të parë këtu. Kam parë Vlorën dhe tani po shkoj për Sazan-Karaburun. Do të qëndroj 7 ditë, më pëlqen shumë ky vend. Më i bukuri në Shqipëri”, tha një turiste

“Unë jam nga Ukraina jam shumë e gëzuar që po pushoj këtu, me njerëz miqësor dhe plazh të mrekullueshëm”, shprehet një turiste tjetër.

RonaTyra

“Kam ardhur me gruan dhe djalin. kam udhëtuar në shumë vende, por Shqipëri është dashuri. Vlora dhe riviera shqiptare më të mirat”, thotë një turistë.

Por ka nga ata turistë që shprehin edhe kritika sa i përket ndotjes dhe trafikut në rrugë.

“Unë vij në Shqipëri për herë të parë më pëlqen, ju keni natyre te bukur me det dhe male, por vendi është shumë i pisët, rrugët dhe lagjet. Po kështu lëvizja e makinave është një kaos”, tha një turistë nga Ukraina.

Turistët nga vendet e Lindjes dhe ato të Ballkanit janë të vetmit që po vijnë në Shqipëri në këtë kohë pandemie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu