Madonna mbështet Ukrainën – publikon remiksin e këngës “Sorry” teksa në video krahason Putinin me…

0
Madonna mbështet Ukrainën – publikon remiksin e këngës “Sorry” teksa në video krahason Putinin me…
Gjigandi

Ikona e muzikës botërore, Madonna, ka bërë thirrje në rrjete sociale që t’i jepet fund ‘pushtimit të pakuptimtë të Rusisë në Ukrainë’.

Këngëtarja ka postuar një video, remiksin e këngës së saj “Sorry” të publikuar në vitin 2009, me anë të së cilës tha se ‘lufta duhet të ndalet.

“Putini ka shkelur çdo marrëveshje për të drejtat e njeriut. Putini nuk ka të drejtë të përpiqet të fshijë ekzistencën e Ukrainës”, shkroi Madonna. “Ne ju mbështesim president Zelensky! Lutemi për ju dhe vendin tuaj”.

Madonna sempre nos alertou sobre os interesses fascistas de governantes no mundo, e estamos vivenciando um momento tenebroso na nossa história. #PrayForUkraine @Madonna pic.twitter.com/ikpDwYdVcr

– rafa do café (@cafecomrafa) February 25, 2022

RonaTyra

Videoja është krijuar nga Twitter dhe shpërndarë në faqen e ‘Rafa do cafe’, e më pas u ripostua nga Madonna.

Aty shfaqen video të këngëtares duke kërcyer bashkë me pamjet e shkatërrimit të Ukrainës, pas pushtimit nga Rusia.

Në video, fytyra e Adolf Hitlerit është modifikuar mbi Vladimir Putin.

Madonna e përfundoi postimin duke u kërkuar njerëzve që të dërgojnë ndihma në Ukrainë.

“Ju lutemi dërgoni ndihma humanitare për të përkrahur miliona qytetarë të Ukrainës, jetët e të cilëve po preken nga kjo krizë pikërisht në këtë moment”.

/abc24.al/

Madonna (Foto: Instagram)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu