Dy shpërthime të fuqishme u dëgjuan mëngjesin e së shtunës në qendër të Kievit, pak para se të binin sirenat e sulmit ajror në kryeqytetin e Ukrainës, ndërsa kryetari i bashkisë së qytetit, Vitali Klitschko, njoftoi se Kievi ishte nën një sulm ajror. Deri më tani nuk ka informacione për viktima, ndërsa ky është sulmi i parë kundër Kievit që nga fundi i shtatorit.
“Shpërthime të forta u dëgjuan në kryeqytet”, shkroi Klitschko duke iu referuar bregut të majtë të lumit Dnieper.
Kujtojmë se të martën, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se vendi i tij ka zhvilluar sisteme të reja të mbrojtjes kundërajrore, të cilat janë marrë nga aleatët e tij perëndimorë, duke parashikuar një valë të re sulmesh ruse kundër infrastrukturës së saj energjetike.
p.c. / ABC24.AL